-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet në Serbi, Vuçiç shpall fitoren krah Dodik dhe kryetarit të parlamentit malazez

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur nga selia e Partisë Përparimtare Serbe (SNS), pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare ditën e djeshme në Serbi.

“Për të mos ju mërzitur do t’ju tregoj edhe rezultatet preliminare për Beogradin. Padyshim që lista “Serbia nuk guxon të ndalet” ka fituar më shumë vota,” tha Vuçiç.

Ai ka thënë se lista e tij zgjedhore në nivel të Serbisë ka fituar 47.1 për qind të votave dhe se do ta ketë shumicën absolute në Kuvendin e ri serb. Opozita serbe ka fituar 23 për qind të votave.

Gjatë paraqitjes së tij para simpatizantëve të SNS-së, në krah të Vuçiçit janë parë edhe presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik dhe kryetari i parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiç.

Vuçiç ka thënë se nga votat e numëruara të serbëve të Kosovës, për SNS-në kanë votuar 74 për qind, kurse për opozitën vetëm 5 për qind./Gazeta Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit