-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kinë, tërmete dhe temperatura -13°C, ende njerëz nën rrënoja

Kryesoret

Tërmeti “apokaliptik” që ka goditur Kinën ka lënë pas pasoja të cilat deri më tani rezultojnë të vështira për tu menaxhuar nga autoritetet.

Natën e mbrëmshme një tërmet me magnitudë 6.2 goditi provincën rurale të Gansu, në Kinën veriperëndimore, duke shkaktuar deri më tani 118 viktima dhe të paktën 500 persona të plagosur, ndërkohë siç raportojnë mediat e kësaj zone, dyshohet se shumë të tjerë mund të kenë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Ekipet e shpëtimit kanë nisur një operacion me kod të kuq ose maksi-shpëtimi, por sikur të mos mjaftonte fatkeqësia natyrore, vendi po përballet pikërisht në orët e fundit me temperatura  -13°C,

Të cilat po vështirësojnë jo pak shpëtimin e personave të mbetur nën rrënoja.

Epiqendra e tërmetit u zbulua rreth 100 kilometra në jugperëndim të Lanzhou, kryeqyteti i Gansu. Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua raportoi se tërmeti u ndje edhe 570 kilometra larg. Goditja zgjati gati 20 sekonda: një përjetësi, në ato përmasa.

 

Tërmeti u pasua nga dhjetëra lëkundje të tjera dhe autoritetet kanë paralajmëruar se lëkundje të tjera me magnitudë më të madhe se 5 mund të ndodhin në ditët në vijim.

Xinhua raporton gjithashtu për 6,381 shtëpi të dëmtuara vetëm në Jishishan (Gansu).

Duke i shtyrë njerëzit të dalin në rrugë në kërkim të vendeve të sigurta. Ndërsa furnizimi me energji elektrike dhe ujë u ndërpre për shkak të dëmtimit të rrjeteve, sidomos në disa fshatra më të thella.

 

Xi Jinping, presidenti i Republikës Popullore të Kinës, ka urdhëruar një kod “gjithëpërfshirës” të shpëtimit. Situata është jashtëzakonisht e vështirë për tu menaxhuar.

Deri më tani rreth 25 milionë euro janë ndarë për zonat e prekura.

VIDEO/ Tërmeti në Kinë, ja si dalin nga restoranti klientët e tmerruar

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit