-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përse fitoi sërish partia e Vuçiçit në zgjedhjet e Serbisë?

Kryesoret

Partia e presidentit Aleksandër Vuçiç ka marrë sërish shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare serbe. Aleanca opozitare prej 15 partish arriti vetëm një rezultat jo të keq.

Filip Svarm, kryeredaktor i revistës serbe “Vreme” është i frustruar me rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Serbi. Tani vjen një raund i ri i  “pushtetit pa limit të SNS”, thotë ai për DW.

Pas shkurtesës SNS qëndron partia progresive e Aleksandër Vuçiçit, Srpska Napredna Stranka.

Sërish partia e 53-vjeçarit u bë forca më e madhe në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, të dielën (17 dhjetor 2023) dhe mund të sundojë pa ndihmën e ndonjë partie tjetër.

Opozita në vendin e dytë

Me gjithë dominimin e madh të Vuçiqit, aleanca opozitare pro-evropiane, “Serbia kundër dhunës”, e përbërë nga 15 parti nga e majta, të gjelbrit e deri te qendra e djathtë, pati një sukses të respektueshëm.

Opozita pro-evropiane arriti së paku të merrte 23 për qind, thotë politologu Dushan Milenkoviç në një intervistë për DW. Partitë civile demokratike kanë pasur gjithmonë një kohë të vështirë në Serbi. Ky rezultat duhet parë si një nga më të mirët në historinë e pluralizmit partiak, mendon ai.

Aleanca u formua në vazhdën e protestave masive kundër qeverisë që filluan pas dy sulmeve amok në shkolla në pranverën e këtij viti. Protestat dhe përshkallëzimi gjithnjë e më i dhunshëm në marrëdhëniet me Kosovën e shtynë Vuçiçin që të dilte në zgjedhje të parakohshme./DW

Artikulli i plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit