Opozita ka intensifikuar akuzat ditët e fundit kundër Erion Veliajt për inceneratorin e Tiranës. Gazetarët e pyetën zotin Taulant Balla nëse PS i trembet arrestimit të kryetarit të bashkisë.
“Çdo ditë mbetjet pranë çdo pallati apo blloqe pallatesh tërhiqen çdo ditë nga kompanitë që kanë për detyrë pastrimin dhe të gjithë e kemi mësuar që mbetjet urbane duhen trajtuar. Halli që i ka zënë ata që përmendët, nuk do i jap përgjigje sepse nuk më takon.
Por dua të sqaroj opinionin se ka dy gjëra të qarta; nevoja për të trajtuar mbetjet dhe kush ka bërë gabime me procedurat është një tjetër. Qoftë impianti i mbetjeve në Elbasan, apo Fier dhe pjesa tjetër në Tiranë, që nuk përfshin vetëm kryeqytetin, por nga Durrësi, Vora dhe Kavaja.
Nuk do të bëj kurrë komente për vendimmarrjet e SPAK-ut apo gjykatës së Posaçme, pasi reforma drejtësi e ka ndarë njëherë e përgjithmonë kush bën drejtësi dhe politikë. Kush ka nevojë për t’u fshehur ju e dini çfarë hallesh kanë ata” tha Balla.