-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria miraton vendimin/ Zjarrfikësit do të marrin shpërblim për Vitin e Ri

Kryesoret

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla njoftoi sot se zjarrfikësit do të shpërblehen me një pagë mujore për festat e fundvitit, ndërsa ata që janë angazhuar në përballimin e situatës së zjarreve në verë në Greqi do të kenë shpërblim dy paga shtesë.

Gjithashtu sa i takon punonjësve të policisë për këtë vit do të marrin shpërblim 118 mijë lekë para vitit të ri, si trajtim ushqimor. 9964 punonjës do të përfitojnë nga ky vendim.

“Të gjithë punonjësit e shërbimit zjarrfikës. Sapo kemi miratuar një shpërblim për punonjësit e angazhuar në një situatë të vështirë që kemi kaluar këtë verë me zjarret.

Qeveria do të transferojë të gjitha bashkive të vendit fondin që para natës së Vitit të Ri zjarrfikësit të marrin shpërblim të një page mujore.

Të gjithë zjarrfikësit që u angazhuan në zjarrin në verë në Greqi do të marrin 2 paga shpërblim” tha ministri Balla në përfundim të mbledhjes së qeverisë.

A i druheni arrestimit të Veliajt? Balla: Këtu ka dy gjëra…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit