-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestë kundër SPAK? Berisha: E vonuar, koha të veprojmë

Kryesoret

Ditën e sotme në një konferencë për shtyp, krahas Belind Këlliçit, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se po publikon dokumente te cilat vërtetojnë se prokurori i çështjes së tij, Arben Kraja dënoi një të ri shkodran në 1990 se nuk pranonte moralin komunist.

“Kraja dhe Prençi janë bashkëfajtor në inceneratorin e Tiranës. Ata ose kanë marrë reston ose kanë marr urdhra për të fshehur të vërtetën. Cilido që të jetë çmimi ne do të bëjmë çdo gjë. Këto nuk mjaftojnë dhe zgjidhja nga vrasësit e ligjit nuk vjen kurrë.

Para këtij institucioni që funksionon si dikur hetuesit e shtetit, që ka në gjirin e vet ish-xhelat, që shuajnë çdo ligj për të mbrojtur ata që ju plaçkisin juve. Duhet të zgjohemi,” tha Berisha.

Ish-kryeministri bëri thirrje për një protest para SPAK-ut, duke theksuar se institucioni funksionon si në diktaturë.

“Zgjidhja vjen nga një protestë para institucionit që funksionon si në diktaturë. Unë do e drejtoj drejt fitores këtë opozitë. Edhe ne do e thërrasim. Për dijeni në botë protestohet para organeve të drejtësisë. Thirren të protestojnë në mbrojtje të interesit publik. Protesta është e vonuar. Është koha të veprojmë. Intenerarin nuk e caktoj unë. Ne ecim me një program diskret,” tha Berisha ndër të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit