Komuniteti shqiptar në Angli dhe shoqatat në mbrojtje të emigrantëve protestuan përpara Ministrisë së Brendshme Home Office për vetëvrasjen e dy shqiptarëve, Leonard Farrukut dhe Alfred Doskut.
Farruku i dha fund jetës javën e shkuar tek sa mbahej në anijen hotel “Bibi Stochholm”, e projektuar për azilkërkuesit.
Ndërsa Dosku i dha fund jetës në qendrën e mbajtjes të azilantëve “Colnbrook House”.
Protestuesit kërkuan hetime të plota për të mësuar përse ata në këto dy institucione emigracioni të qeverisë i dhanë fund jetës.
James Cleverly, sekretar për çështjet e brendshme, disa ditë më parë duke folur për rastin e Leonard Farrukut deklaroi “se ajo vdekje e papritur dhe e trishtë do të hetohet plotësisht.”
Ndërkohë Rachael Griffin, shefja e mjekësisë ligjore në Dorset, konfirmoi se seanca a parë “inquest” për vdekjen e të riut Leonard Farruku nga Manza e Durrësit do të mbahet më 21 dhjetor.