-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha paralajmëron betejën pa kthim: Rama është frikacak, do përfundojë aty ku e meriton

Kryesoret

Pas përfundimi të mbledhjes së Kryesisë, ish-kryeministri Sali Berisha i pyetur nga gazetarët  nëse do ta drejtojë partinë pasi gjykata te caktoje masën e sigurisë tha se do te qëndrojë përballë Edi Ramës, deri ne gjunjëzimin e tij, teksa u shpreh i vendosur për vazhdimin e aksionit, duke thënë se “beteja do të jetë pa kthim”.

 “Së pari një shumëfishim i të gjitha përpjekjeve për betejën pakthim! O sot o kurrë. Së dyti kryesia vendos të thërrasë Këshillin ditën e shtunë.

Pastaj u diskutua për disa çështje organizative në mënyrë që të ristrukturohet në një farë mënyre sektori i riorganizimit, duke mbetur z. Minarolli sekretar i organizimit për partinë, por duke krijuar edhe disa kordinatorë që do të merren me organizimin.

U hodhën ide, dhe është e mundshme që të krijohet një grup koordinator qendror për Tiranën”, tha Berisha.

Pyetje: A do e drejtoni ju PD edhe pse gjykata mund të marrë çdo vendim.

Sali Berisha: Asnjë vendim i gjykatës nuk mund të realizojë ëndrrat e Ramës, por do i qëndroj përballë deri në gjunjëzimin e tij. Ai është frikacak, zgjodhi këtë rrugë, por e garantoj që do të përfundojë aty ku e meriton.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit