Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Parlamentit për t’i hequr imunitetin Sali Berishës, duke theksuar se është një vendim politik.
“Vendimi antikushtetues i Kuvendit ndaj Sali Berishës, miratuar vetëm me votat e Edi Ramës pa arsyetim dhe prova, është akt i mirëfilltë politik. Shpërfillja e Kushtetutës dhe ligjit në rastin konkret, është standardi më i keq i vendosur në një shoqëri demokratike.
Cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, por barazia duhet të ekzistojë edhe në të drejta. Një standard për bashkëpunëtorët e Edi Ramës dhe një tjetër standard tërësisht i ndryshëm për kundërshtarët e Edi Ramës, nuk është as barazi dhe as drejtësi,” thotë Bardhi.