Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzur të flasë në Kuvendin e Shqipërisë, përpara se mahoranca të miratonte me 75 vota pro kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit duke i hapur rrugën arrestimit të tij.
“Nxirri gardën jashtë,” tha Berisha duke e vendosur kusht për të folur, por u refuzua nga kryeparlamentarja Nikolla, e cila kaloi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme në votim.
Heqja e imunitetit i hap rrugës arrestimit të Berishës, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.
Ndonëse për shkak të moshës, Berisha mund të përjashtohet nga arresti me burg, prokurori i çështjes Arben Kraja bëri të ditur në mbledhjen e Këshillit se gjykatës do i drejtohen për të dyja masat e më pas do të jetë në dorën e kësaj të fundit se çfarë do të vendosë.
Kuvendi votoi arrestimin e tij, Berisha: Ky vendim do të mobilizojë opozitën…