Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur gjatë një conference për shtyp se heqja e imuniteti të Berishës është antikushtetues.
Meta tha se PS po vepron me dy standarde, ndërsa quajti antikushtetuese ndryshimet në rregulloren e Kuvendit që parashikon përjashtim deri në 2 muaj për deputetët që ndezin tymuese në kuvend.
“Votimit i sotëm shënon përshkallëzim të përpjekjeve për asgjësimin opozitës vendim antikushteues që kërkon të ktheje kohën e partisë shtet.
Është pjesë e një programi për eliminimin e opozitës dhe instalimin e një opozite fasadë që i bën fresk dhe shërbime këtij regjimi dhe e dini që vetëm pak ditë më parë u ndryshua në mënyrë të njëanshme rregullorja e Kuvendit. Është një akt antikushtetues që synon asgjësimin e parlamentarizmit.
Këto ndryshime e kthejnë rregulloren në mjet arbitrar në duart e mazhorancës për të ndëshkuar deputetët të opozitës dhe për të eliminuar përfaqësimin në parlament.