-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk u fut dot në Kuvend, Dogjani: Kundër rregullores, ka përfunduar afati i përjashtimit

Kryesoret

Asllan Dogjani, një prej deputetëve të opozitës që nuk u la të hynin në Kuvend, tha se është plotësuar afati 10 ditor i përjashtimit të tij dhe deputetëve të tjerë.

Sipas tij, fakti që nuk po lihen të hyjnë në Kuvend, shkel rregulloren pasi tashmë kanë kaluar 15 ditë që prej masës së marrë ndaj 7 prej deputetëve.

“Nuk po marrim në konsideratë që po bëhen 15 ditë që jam i përjashtuar. Çfarë të apelosh këtu, sepse këtu drejton dhe urdhëron Edi Rama. Edhe këta deputetët e mazhorancës vetë thonë jemi nën presionin e Edi Ramës.

Nuk ka ndodhur kurrë që sot të fusësh mik për të takuar një kriminel. Sot situata është katastrofë. Jemi 10 deputetë të përjashtuar, 7 prej nesh që në seancën e kaluar dhe prandaj e kemi plotësuar 10 ditëshin. Nuk i shpëton askush me këto masa, sepse qytetarët po ndërgjegjësohen përditë,” tha Dogjani.

I veshur si mjek në Kuvend, Sula: Aksioni opozitar, përtej interesave personale

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit