-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet njeriu që vrau Prigozhin, media amerikane publikon emrin

Kryesoret

Wall Street Journal” raporton se urdhri për të eliminuar Prigozhin-in më 23 gusht u dha nga sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, njeriu i afërt me Putinin, Nikolai Patrushev.

Duke cituar burime nga inteligjenca perëndimore dhe nga një ish-oficer i sigurisë në Rusi, WSJ raporton se Patrushev e konsideronte Prigozhin si kërcënim për regjimin e Putinit shumë kohë përpara se ai të “rebelohej” në qershor.

Sipas raportimeve, Patrushev nuk i aprovonte kritikat e hapura të shefit të Wagner për mënyrën sesi po trajtohej lufta në Ukrainë. Ai druhej se grupi mercenar ishte bërë shumë i fuqishëm dhe mund të dilte jashtë kontrollit të Kremlinit.

Patrushev ka qenë një nga njerëzit më të afërt me Putinin që nga momenti i parë që ka marrë detyrën. Fuqia e tij është shtuar në atë pika sa i konsiderohet, si njeriu i dytë më i fuqishëm në Rusi.

72-vjeçari ka nisur të punojë me Putinin në vitet 1970 kur shërbyen bashkë në KGB në Leningrad, Shën Petersburg i sotëm. Para se të bëhej sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, ai ishte kreu i FSB-së famëkeqe.

Pasi shtypjes së rebelimit dhe transferimit të Prigozhin në Bjellorusi, burimet e cituara nga gazeta amerikane thonë se Patrushev ishte i vendosur të ndëshkonte themeluesin e Wagner. Putin nuk shprehu asnjë kundërshtim për planin.

Sipas presidentit rus, aeroplani me të cilin po udhëtonte shefi i Wagner më 23 gusht u rrëzua nga keqpërdorimi i granatave prej pasagjerëve në bord.

Por, WSJ raporton se pretendimi i Putinit nuk është i vërtetë, ndërsa burimet e gazetës pretendojnë se shpërthimi që shkaktoi rrëzimin u shkaktua nga një bombë në shkallë të vogël e vendosur nën krahun e avionit të Prigozhin, teksa ai ndodhej në aeroport në Moskë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit