-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden në fushatë, flet për ekonominë, abortin dhe demokracinë

Kryesoret

Presidenti Joe Biden i konsideron zgjedhjet e vitit të ardhshëm si një betejë për “shpirtin” e vendit. Fushata e tij është përqendruar në çështjet si kërcënimi ndaj demokracisë, aborti dhe arritjet e tij ekonomike.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Anita Powell, politika dhe shumë çështje të tjera do të mbizotërojnë vitin e ardhshëm zgjedhor.

Ndërsa fushata për zgjedhjet po intensifikohet, Presidenti Joe Biden po përpiqet të bindë votuesit se jeta e tyre është përmirësuar gjatë mandatit të tij si rezulat i legjislacionit për krijimin e vendeve të punës, përpjekjeve për të mbrojtur të drejtat e abortit, përmirësimi i masave të mbrojtjes nga sulmet me armë dhe punës së tij për të mbrojtur demokracinë.

Ai i është qasur të ashtuquajturave çështje të tavolinës së kuzhinës në mjedise metaforike të përshtatshme që e lejojnë të komunikojë disa mesazhe në të njëjtën kohë.

Për shembull, në një fjalim para ekipeve të shpëtimit në Filadelfia, vendlindja e Kushtetutës amerikane, ai tha se zjarrfikësit dikur i shpëtuan shtëpinë e tij nga djegia.

Gjatë një vizite në rrethin e një prej kritikëve të tij më të zëshëm republikanë, ai nënvizoi përpjekjet e tij për të hapur vende pune që janë miqësore ndaj mjedisit dhe klimës.

“Investimet historike që po shënojmë sot janë në distriktin e ligjvënëses Lauren Boebert. Ajo është një nga udhëheqëset e lëvizje ekstreme’Ta Bëjmë Amerikën sërish të Madhe’. Ajo, së bashku me kolegët e saj republikanë, votuan kundër ligjit që i hapi rrugën këtyre investimeve për krijimin e vendeve të punës”.

Nga posti i tij në Shtëpinë e Bardhë, ai duket i sigurt për shanset e tij për të mposhtur sërish rivalin e mundshëm republikan, ish Presidentin Donald Trump./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit