-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama iu përgjigjet akuzave të Ahmetajt: Flasin pasi të ndenjurat nuk ua ngroh më karrigia e pushtetit

Kryesoret

Edi Rama në emisionin e RAI 3 iu është kundërpërgjigjur akuzave të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj i cili u shpreh se kriminelët marrin funde nga qeveria.
Rama kësaj deklarate iu përgjigj duke thënë: Ah! Kemi një thënie ne në Shqipëri, “pyll pa derra nuk ka”.

Gjithashtu u shpreh se nuk iu beson shumë atyre që flasin pasi nuk ua ngroh më të ndenjurat karrigia e pushtetit dhe shton se sipas këta persona nuk duhet të merren seriozisht, por vetëm të mëshirohen.

Rai3: Kemi folur me një eksponent, ish-eksponent të rëndësishëm të qeverisë suaj, i cili pretendon se vitet e kaluara, shpesh, gjatë mbledhjeve zyrtare të qeverisë, ka paralajmëruar për kanabizimin dhe se ju keni thënë që do të jetë një “boost”, një kontribut i rëndësishëm për ekonominë, do të zhvillojë shqiptarët. A është e vërtetë?

Edi Rama: Nuk di me kë keni folur, po unë nuk do iu besoja shumë atyre që flasin pasi nuk ua ngroh më të ndenjurat karrigia e pushtetit. Kështu e mendoj unë. Nuk janë njerëz që duhen marrë seriozisht, por vetëm mund të mëshirohen.

Rai3: i njëjti person pretendon se në këtë zyrë kanë ardhur edhe shefat e organizatave kriminale shqiptare dhe që ju i keni takuar këtu.

Edi Rama: i njëjti burim.

Rai3: Po.

Edi Rama: Atëherë, duhet të jetë një burim tërësisht i ndotur dhe duhet të ketë probleme me drejtësinë.

Rai3: E, megjithatë, ka mbajtur poste shumë të rëndësishme në qeveritë tuaja.

Edi Rama: Ah! Kemi një thënie ne në Shqipëri, “pyll pa derra nuk ka”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit