Festat e fundvitit kanë krijuar një dyndje të madhe emigrantësh në pikat kufitare.
Fluks të madh njerëzish nuk ka vetëm në portin e Durrësit por edhe atë të Vlorës pasi të gjithë kthehen për të festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri me familjarët.
Me dy tragetet e linjës Brindisi Vlorë, kanë mbërritur rreth 1400 pasagjerë.
Ndërsa në terminalin e Vlorës policia kufitare ka hapur nëntë sportele për kontrollin e dokumentacioneve që emigrantët mos të presin në radhë.
Fluks pritet edhe në ditët në vijim.