Mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë është hedhur një sasi lëndësh plasëse.
Banesa ku janë hedhur lëndët plasëse i përket qytetares me iniciale R.T e cila nuk banonte në shtëpi.
Bëhet me dije se janë shkaktuar dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.