Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë një reagim për sa i përket aksionit të AMP-së ku u bë i mundur arrestimi i 2 doganierëve dhe u shpall në kërkim një tjetër së bashku me 3 punonjës të Antikontrabandës.
Mbi ta rëndon akuza se kanë lejuar futjen e mallrave kontrabandë në këmbim të ryshfetit.
Balla thekson se arrestimi i sotëm është një mesazh për këdo që shkel detyrën në këmbim të ryshfetit.
“Një bravo e merituar për Agjensinë e Mbikqyrjes Policore e cila ka goditur mbrëmë gjatë natës një rast flagrant kontrabande duke arrestuar fajtorët. Policia e Shtetit dhe Agjensia e Mbikqyrjes Policore do të rrisin forcën goditëse ndaj të gjitha formave të krimit ekonomik. Goditja e mbrëmshme është një mesazh i qartë ndaj kujtdo, të cilit i shkon në mendje të kthejë pas kohën e kaluar, kur “ngrihej trau” për të mbushur xhepat e disa personave, na bën më të vëmendshëm për t’i goditur fort këto tentativa”- shkruan Balla.