Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi ishte shpallur në kërkim si i akuzuar për përdhunimin e një 12-vjeçareje.
Shqiptari u kap pasi u përfshi në një aksident në Agrinio. Në momentin që efektivët kanë mbërritur në vendngjarje e kanë identifikuar të kërkuarin.
35-vjeçari u gjet në vendin e aksidentit në gjendje të dehur, si dhe pa leje drejtimi.
Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari akuzohet dhe për trafikim të qënieve njerëzore.