Shefi i shërbimit zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj me një ekip është nisur drejt Lushnjes. Ai tha se paraprakisht nuk raportohet për viktima. Kishte disa këshilla për qytetarët që mund të jenë ende brenda.
“Asnjë qytetar nuk duhet të lëvizë nga objekti pa folur me zjarrfikësit. Këshilla është që të mos hapet dera kryesore. Poshtë derës vendosni rroba të lagura për të izoluar banesën nga shkallët që të mos futet tymi. Ata që janë në katet e larta, duhet të dalin në tarracë. Për momentin nuk kam informacione për viktima” tha ai.