Një moment shumë i veçantë në propozimin e Donaldit për Borën ishte padyshim prania e Arborit.
Për herë të parë aktori ka folur në Klan Kosova për raportin që ka ia me djalin e Borës nga një lidhje e viteve më parë me Dj Vin Velin.
“Ai jeton me ne, unë jetoj me të dhe ai është shoku im më i mirë. Madje për mua dhe për ne ishte një moment shumë më i veçantë që ai ishte aty dhe ne do ta kemi si kujtim të tre bashkë. Sikur na e solli Zoti që të vinte aty në atë moment,” tha ai.