-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Egjipti: Ja plani ynë për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Kryesoret

Egjipti ka paraqitur një propozim fillestar ambicioz për t’i dhënë fund luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – me një armëpushim, një plan për lirim të pengjeve dhe me krijimin e një qeverie palestineze ekspertësh që do të administronin Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të pushtuar, tha një zyrtar i lartë egjiptian dhe një diplomat evropian më 25 dhjetor, sipas AP.

Ky plan vjen pasi sulmet ajrore izraelite goditën Gazën qendrore dhe jugore, duke shkatërruar ndërtesat e familjeve të strehuara brenda.

Në kampin e refugjatëve Maghazi, punonjësit e shpëtimit nxorrën dhjetëra trupa të tjerë nga rrënojat disa orë pasi një sulm rrafshoi një ndërtesë trekatëshe dhe shkatërroi disa të tjera aty pranë.

Të paktën 106 njerëz u vranë, sipas të dhënave të spitalit të para nga agjencia e lajmeve Associated Press, duke e bërë atë një nga sulmet më vdekjeprurëse të fushatës ajrore të Izraelit.

Propozimi egjiptian, i punuar së bashku me Katarin, i është paraqitur Izraelit, Hamasit, Shteteve të Bashkuara dhe qeverive evropiane, por ende nuk është vendosur mbi të. Ai bie jashtë qëllimit të deklaruar të Izraelit për ta shtypur drejtpërdrejt Hamasin dhe duket se nuk përmbush këmbënguljen e Izraelit për ta mbajtur kontrollin ushtarak mbi Gazën për një periudhë të gjatë pas luftës.

Kabineti i Luftës i Izraelit, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, kishte planifikuar të takoheshin gjatë ditës për ta diskutuar situatën e pengjeve, mes temave të tjera, tha një zyrtar izraelit, i cili nuk konfirmoi nëse pjesë e diskutimin ishte edhe propozimi egjiptian./ REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit