Situata me zjarrin e rënë në qendrën tregtare në Lushnje vijon të jetë problematike ku deri më tani raportohet se mbi 20 persona janë dërguar në spital për shkak të asfiksimit.
Edhe pse kanë nisur evakuimet nga qendra tregtare dhe pallatet ngjitur me të, ende nuk dihet se sa është numri i personave të bllokuar.
Qytetarët e tjerë nga jashtë po ndjekin me shqetësim situatën, ku ka dhe nga ata që kanë të afërm dhe miq brenda në godinë.
“Janë shokët e mi lart, shiko po i thyejnë xhamat,” u shpreh një qytetar për mediat.
“Ku është djali im?”/ Mes tymit dhe flakëve nëna kërkon të birin, e merr ambulanca