Flakët të cilat kanë dalë jashtë kontrollit në këto momente, kanë pushtuar sërish disa pjesë të pallatit 12-katësh në Lushnje.
Mësohet se edhe ushtria ka ardhur në ndihmë për shuarjen e flakëve përveç forcave zjarrfikëse nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani, etj.
Ndërkohë që zjarri është përhapur me shpejtësi në të gjithë ndërtesën për shkak të veshjes me polisterol.