Disa detaje të reja kanë dalë nga sherri në Kamëz mes 3 personave ku Jetmir Koleci qëlloi me armë drejt vëllezërve Halili.
Konflikti mes tyre ka nisur rreth 2 muaj më parë, edhe pse më herët mes tyre ka pasur miqësi dhe hyrje-dalje familjare.
Jetmir Koleci ka ngacmuar mbesën e mitur të vëllezërve Halili në Instagram nëpërmjet një adrese false.
Vajza e mitur, edhe pse llogaria në fjalë ka qenë pa emër real, mësohet se ka arritur ta identifikojë 33-vjeçarin në bazë të gjuhës së komunikimit.
Ajo ka lajmëruar familjen dhe disa prej vëllezërve Halili kanë dhunuar Kolecin, e ky i fundit ka përfunduar në spital.
Në vijim, Jetmir Koleci, për disa ditë me radhë i ka provokuar vëllezërit me makinë duke xhiruar gomat, deri ditën e diel kur vëllezërit Halili kanë dalë me shpejtësi dhe sapo janë afruar ka qëlluar me armë.
/Shqiptarja.com