Gjashtë persona nga Korça kanë marrë masa sigurie të ndryshme nga GJKKO, duke përmendur 3 masa sigurie ‘arrest në burg’, 1 arrest në shtëpi dhe 1 detyrim paraqitjeje.
Ky vendim i gjykatës vjen pasi personat me inicialet D. K., N. H., N. J., B. K. dhe A. K., kanë tentuar që të korruptojnë funksionarë publik në Gjykatën e Korçës me qëllim zbutjen e masës së sigurisë ndaj një të dënuari.
Bëhet fjalë për dënimin që ka marrë personi me inicialet B.K., i cili ka kryer veprën penale ë “Moskallëzimi i krimit”.
Për zbutjen e kësaj mase sigurie, gjashtë personat e lartë përmendur i kanë ofruar një funksionari publik në Gjykatën e Korçës një shumë prej 5 mijë eurosh.
“Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasit D. K., N. H., N. J., B. K. dhe A. K., në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” në formën e kërkimit të përfitimit të parregullt të një shume prej 5000 (pesë mijë) eurosh me qëllim ushtrimin e ndikimit në Gjykatën e Apelit Korçë për zbutjen e masës së sigurimit të shtetasit B. K., i cili hetohej per veprën penale te parashikuar nga neni 298 i K. Penal. Shtetasi D.T., dyshohet se ka kryer veprën penale të “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i K. Penal”.