-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kushtetuesja në Kosovë shpall të pavlefshme disa nene të Ligjit për pagat

Kryesoret

Gjykata Kushtetuese e Kosovës njoftoi të martën se i ka shpallur të pavlefshme disa nene të Ligjit për pagat në sektorin publik, duke e pranuar kërkesën e Avokatit të Popullit për kushtetutshmërinë e këtij ligji.

Në një njoftim për medie, Kushtetuesja tha se “paragrafët 2, 3 dhe 4 të nenit 41, për shtesat tranzitore, dhe paragrafi 2 i nenit 45 (shfuqizimi Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës) të ligjit të kontestuar, shpallen të pavlefshëm me hyrjen në fuqi të aktgjykimit”.

Neni 41: Shtesa tranzitore

  1. Nëse një zyrtar/e publik/e apo funksionar/e publik/e, para hyrjes në fuqi të këtij ligji përfitonte pagë që është më e madhe se paga e plotë e parashikuar me këtë ligj, ajo/ai do të përfitojë pagën e re sipas dispozitave të këtij ligji dhe shtesën tranzitore të barabartë me diferencën ndërmjet pagës aktuale dhe pagës së re bazë.
  2. Të punësuarat/it, zyrtarja/i publik/e apo funksionarja/i publik/e, në pajtim me paragrafin 1. të këtij neni, do të përfitojë pagën e re në:

2.1. 100% të shtesës tranzitore të posaçme, sipas paragrafit 1, gjatë vitit të parë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji;

2.2. 50 % të shtesës tranzitore të posaçme, sipas paragrafit 1, gjatë vitit të dytë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

  1. Përjashtimisht nga paragrafi 1. dhe 2. i këtij neni, anëtaret/ët e shërbimit të jashtëm nuk gëzojnë të drejtën e shtesës tranzitore.
  2. Çdo person që punësohet pas miratimit të këtij ligji përfiton pagën sipas këtij ligji dhe nuk gëzon të drejtën e shtesës tranzitore.

Ajo theksoi se vendimi i saj nuk i prek “në asnjë mënyrë” zyrtarët dhe nëpunësit të cilëve u është ngritur niveli i pagës përmes Ligjit për pagat./ REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit