Në listën e fundit të publikuar për pasaportat më të fuqishme për 2023, Global Passaport Index ka sjell renditjen.
Vendin e parë si pasaporta më e fuqishme në botë e zënë Emiratet e Bashkuara të cilët mund të vizitojnë 180 vende pa vizë por vetëm me anë të pasaportës.
Në vendin e dytë janë Gjermania, Spanja, Franca, Italia dhe Holanda, qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë në 178 vende pa vizë.
Vendin e tretë e ndajnë edhe pesë shtete – Suedia, Finlanda, Luksemburgu, Austria dhe Zvicra, me pasaportën e të cilave mund të udhëtoni në 177 shtete.
Ndërkohë që Shqipëria renditet në vendin e 42-të ndërsa Kosova në vendin e 86-të.
Në vendin e fundit renditej shteti i Sirisë.









