-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bislimi: Vendimi i Serbisë për njohjen e targave RKS, maskim!

Kryesoret

Serbia njohu targat e Kosovës. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar pas vendimit të Serbisë që t’i lejojë në territorin e saj automjetet me targat RKS. Bislimi u shpreh se me këtë vendim po shkon drejt fundit një proces i gjatë i çështjes së targave e mosnjohjes së tyre nga pala serbe.

Sipas Bislimit, ky vendim nuk tregon konstruktivitet nga ana e Serbisë, por është maskim që duan të kamuflohen pas dështimit në Banjskë.

“Çështja e targave mbi 10 vjet ka qenë marrëveshje e pazbatuar e për 2 vite marrëveshje e përdorur si mjet dhe qëllim për eskalim e destabilizim. Me vendimin për njohjen e targave RKS nga ana e Serbisë, shkon drejt fundit një proces i gjatë i çështjes së targave e mosnjohjes së tyre nga pala serbe.

Në shtator 2021, Serbia e përdori këtë çështje për të kërcënuar Kosovën e fluturuar Mig-at përreth kufirit tonë. Ky nuk është konstruktivitet nga ana e Serbisë, por është vetëm maskim që ata duan ta kamuflojnë pas dështimit në Banjskë dhe dështimit të narrativës së tyre të ushqyer për kaq shumë kohë në Bruksel”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Serbia njohu targat kosovare, BE bën thirrjen e fortë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit