Gjykata e Posaçme ka shtyrë për nesër në orën 11:00 vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha. Seanca e sotme ka zgjatur vetëm 45 minuta. Avokatët e Berishës, Genci Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë paraqitur një kërkesë për përjashtimin nga procesi të gjyqtares Irena Gjoka.
Pretendimi i avokatëve është se Gjoka ka konflikt interesi për shkak se është shkarkuar nga Berisha në shkurt të vitit 1996 kur ishte President dhe njëherësh kryetar i KLD-së. Tashmë një gjyqtar nga Gjykata e Posaçme do të vendosë nëse do të pranojë kërkesën e avokatëve.
SPAK-u ka kërkuar masën arrest shtëpie për Sali Berishën me argumentin se nuk u paraqit për të respektuar masën detyrim paraqitje teksa po hetohet për dosjen “Partizani”.