Teksa konfirmon ndërhyrjet digjitale të një dite më parë në faqen zyrtare të Parlamentit, por jo vetëm, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike njofton se po punohet për rimëkëmbjen e sistemeve të prekura.
AKCESK konfirmon se për të përballuar sulmin dhe pasojat e tij po punohet edhe me partnerët ndërkombëtarë.
“Përgjatë këtyre dy ditëve, ekspertë të AKCESK dhe AKEP në koordinim me ekipet përgjegjëse të institucioneve po punojnë për rimëkëmbjen e sistemeve të prekura, si dhe analizimin e taktikave, teknikave dhe procedurave të përdorura nga aktorët e sulmit. Gjiithashtu, vlen të theksohet se sulmet nuk janë të iniciuar nga IP shqiptare,” shkruhet në deklaratë.