-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi në Banjskë/ Zgjatet me dy muaj masa e paraburgimit për 3 të dyshuarit

Kryesoret

I është shtuar edhe për dy muaj të tjerë masa e paraburgimit për tre të dyshuarit në lidhje me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

 Këtë e ka konfirmuar vet zëdhënësja e gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Sipas këtij vendimi, të dyshuarit do të jenë në paraburgim deri më 24 shkurt.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë  Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve D.M, B.S dhe V.T, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e PSRK-së dhe tre të pandehurve iu ka vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 24.12.2023 deri me datë 24.02.2024.”

Të dyshuarit gjenden në paraburgim që nga 26 shtatori.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit