-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A e këshilloi babanë? Shkëlzen Berisha: Nuk i futem politikës

Kryesoret

Djali i Sali Berishës jashtë dyerve të SPAK-ut deklaroi se nuk ka në plan që të përfshihet në politikën aktive. “Unë jam mbështetës i PD-së, kam qenë gjithë jetën, por nuk kam në plan të përfshihem në politikë” tha ai.

Kishte një koment edhe për gjyqin kundër të atit. Procesin kundër babait të tij e cilësoi politik. “Çdo qytetar ka detyrim të zbatojë ligjin, por çdo gjyqtar dhe prokuror ka detyrim 10 herë më shumë të zbatojë ligjin. Gjyqtarja është shkarkuar nga babai im dhe është në konflikt interesi” tha ai.

A e keni këshilluar babanë si jurist? “Unë flas me babanë tim, sigurisht, por vendimet politike i merr ai. Babai im nuk e ka shmangur gjykatën se ka frikë. Ai ka dashur të mbrojë të drejtën, Kushtetutën dhe parlamentin” tha ai.

Shkëlzen Berisha në SPAK: Në mëngjes thirret djali, në drekë babai, në darkë ekzekutohet masa

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit