-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkëlzen Berisha në SPAK: Në mëngjes thirret djali, në drekë babai, në darkë ekzekutohet masa

Kryesoret

Shkëlzen Berisha, djali ish-kryeministrit u paraqit ditën e sotme në SPAK për t’u pyetur dhe për të dëshmuar për dosjen e Gërdecit. Thelbi i thirrjes së tij është një faks i nisur nga zyra e ish-ministrit Aldo Bumçi drejt dikasterit të Fatmir Mediut me mbishkrimin “Për Shkëlzenin”. Djali i ish-kryeministrit mohoi që me Mediun dhe Bumçin të ketë folur për Gërdecin.

Të gjitha takimet kanë qenë për çështje personale, politike, asnjë lidhje me këtë çështje. Bumçin dhe Mediun i kam miq para se të ishin ministra. I kam miq edhe sot që nuk janë ministria. Jam thirrur para një viti dhe kam dalë kam dhënë arsyet” tha ai.

Faksi? “Qartësia ka qenë shumë e qartë, ky faks as nuk është nisur nga adresa ime, as nuk e kam njohur atë që e ka shkruar, nuk e di nëse është i falsifikuar, këtë duhet ta thotë prokuroria”.

Po komunikimet me Fatmir Mediun ditën që ndodhi Gërdeci? “Kam diskutuar për një çështje të tij personale. Tragjedia nëse është hetuar apo jo, unë nuk jam as prokuror as gjykatës, por politizimi i kësaj çështje nuk ka ndihmuar hetimet dhe të vërtetën”. Për Mihal Delijorgjin tha se “ka qenë i përfshirë në këtë çështje ka qenë edhe sipërmarrës ndërtimi, kjo është mënyra si e kam njohur unë”.

Gjithçka e konsideroi teatër politik. “Thirrja, akuza ka thirrur 71 dëshmitarë në 3 kategori, ose familjarë, ose punonjës të shtetit ose të kompanisë që ka pasur lidhje me demontimin. Unë jam i vetmi që nuk kam lidhje me këto tre kategori.

Vjet u thash që dëshmia ime nuk ka lidhje me akuzën. Unë e konsideroj thirrjen time në këtë proces, teatër politik. Në mëngjes thirret djali, në drekë gjykohet babai dhe në darkë ekzekutohet masa e sigurisë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit