-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ngjarje e rëndë! 18-vjeçari masakron vëllanë për një bluzë

Kryesoret

Mediat greke kanë raportuar një rast të rëndë vrasjeje në Nea Smyrni.

Vëllai i tij 18-vjeçar ka rrëfyer mëngjesin e së mërkurës vrasjen e vëllait të tij 16-vjeçar, të cilin e goditi me gërshërë në gjoks mbrëmjen e së martës në shtëpinë e tyre. Sipas informacioneve, 18-vjeçari ka pranuar në polici se ka plagosur për vdekje vëllain e tij pas një debati për rroba.

Sipas të njëjtave informacione, shkak ka qenë lëvizja e 16-vjeçarit për të marrë një këmishë të vëllait të tij të madh, pa e pyetur atë.

Tragjedia është zbardhur pak pas orës 21:00 kur fqinjët e familjes kanë dëgjuar zëra nga banesa e pallatit në rrugën Stadiou dhe kanë njoftuar Policinë.

Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV-së, e cila e ka dërguar 16-vjeçarin në Spitalin Popullor, ku pas pak kohësh i ka ndërruar jetë plagëve të marra.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit