-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Vula është e imja”! Basha i kthehet Berishës: Je gënjeshtar!

Kryesoret

Partia Demokratike e Lulzim Bashës ka reaguar pasi Sali Berisha deklaroi se vendimi i Gjykatës së Lartë ia ktheu atij vulën. Lulzim Basha thotë se Berisha ka dy vjet që i mban me gënjeshtra mbështetësit e tij për t’i përdorur si mburojë ndaj halleve me drejtësinë me SHBA apo me Britaninë e Madhe.

“Berisha ka dy vjet që i mban me gënjeshtra mbështetësit e tij për t’i përdorur si mburojë ndaj halleve me drejtësinë me SHBA apo me Britaninë e Madhe. Fitorja e sotme e pretenduar e Berishës është njësoj si ajo në Francë kundër Sekretarit të Shtetit të SHBA.

I vetmi ndryshim i sotëm është se PD vazhdon ringritjen e saj dhe përgatitjen për zgjedhjet, ndërsa Sali Berisha do të duhet të përballet me akuzat për korrupsion, ndërsa është edhe në listën e zezë të SHBA dhe Britanisë së Madhe.

Sa do të mundohen, sado të investojnë në mediat e tyre me paratë e krimit dhe korrupsionit për të shpërndarë lajme të rreme, aleanca e kullave Rama-Berisha nuk do ta mbajnë dot peng PD. PD pret që me shpejtësi dhe pa vonesë gjykata e Apelit të shqyrtojë këtë çështje për të mbyllur njëherë e mirë diskutimet rreth PD”  thuhet në reagim.

Gjykata e Lartë vendosi, Berisha: Kthehemi aty ku ishim, vula është e imja

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit