-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Lartë vendosi, Berisha: Kthehemi aty ku ishim, vula është e imja

Kryesoret

Sali Berisha komentoni për herë të parë vendimin e Gjykatës së Lartë që prishi vendimin e Apelit duke e rikthyer dosjen edhe njëherë aty për ta rigjykuar me një tjetër trupë. Kjo, ish-kryeministri, tha se do të thotë se vula i takon atij pasi mbetet në fuqi vendimi i shkallës së parë.

Gjykata e Lartë nuk u ngrit në lartësinë e misionit të saj që të rrëzojë përfundimisht vendimin e Apelit. Aktualisht në fuqi është vendimi i shkallës së parë sepse gjykata e Lartë nuk e çoi për rigjykim në shkallën e parë por në apel.

Duke mbajtur një qëndrim disiplinues ndaj treshes që gjykoi, ajo kërkon që të mos jetë ajo, që të mos e gjykojë më ajo treshe. Duhet lexuar vendimi. Pra kthehemi sikur kemi qenë në fillim kur vendosi gjykata e faktit. Çdo interpretim tjetër është i gabuar.

Kjo është e vërteta. Gjykata e Lartë nëse do të gjykonte në lartësi nuk mund të merrte vendim tjetër veç njohjes së vendimit të gjykatës së faktit. Duhet të ishte lënë në fuqi vendimi i shkallës së parë. Të dyshosh se Gjykata e Lartë nuk kontrollohet nga Edi Rama…(qesh)” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit