Një aksident zinxhir në Ankara të Turqisë ka shkaktuar vdekjen e 10 personave dhe plagosjen 57-të tjerëve.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një autostradë në veriperëndim të qytetit, rreth orës 04:30 ku u përfshinë shtatë automjete, 3 autobusë dhe 1 kamionë, shkruajnë mediat e huaja.
Dyshohet se ngjarja tragjike është shkaktuar nga mjegulla e dendur që kishte mbuluar zonën.
Pas përplasjes së parë, disa pasagjerë kanë zbritur nga makinat e tyre për të parë se çfarë ka ndodhur dhe janë goditur nga automjetet që i kanë ardhur me shpejtësi.
Forca të shumta zjarrfikëse dhe policore ndodhen në vendngjarje, ndërsa shtatë persona të plagosur ndodhen ende në gjendje të rëndë në spital.
Raportohet se rruga për në Stamboll mbetet e mbyllur deri më tani.
Kaza, saat 04.30 sıralarında Kuzey Marmara Otoyolu’nun Sakarya Dağdibi mevkisinde meydana geldi. Aralarında 3 otobüs ve 1 TIR’ın da bulunduğu 7 araç zincirleme trafik kazasına karıştı. İhbar üzerine bölgeye çok sayıda itfaiye, 112 acil sağlık, polis ve jandarma ekibi sevk edildi.… pic.twitter.com/oYUJzI5bmo
— Hürriyet.com.tr (@Hurriyet) December 28, 2023