Kreu i SPAK Altin Dumani gjatë një takimi me gazetarët deklaroi se nga transkriptet e Encro Chat dhe Sky Ecc dalin në përgjime policë në cdo material.
Ai komentoi edhe vendimin e Ministrisë së Brendshme që ka vendosur që cdo efektiv që ka përdorur këto aplikacione do të përjashtohet.
“Mbajtja e këtyre aplikacioneve nuk përbën vepër penale, jo çdo bisedë që kryhej aty përben shkelje, por nëse ka komunikime që i kompromentojnë atëherë është çështje tjetër që verifikohen e merren masa.
Por në çdo hetim na dalin një ose më shumë policë, gjithashtu nuk kanë munguar edhe në radhët e prokurorëve, ju marr shembull rast që tashmë është publik Xhevahir Lita” tha ai.
Altin Dumani: Berisha në dorë të gjykatës! Bardhi e di sekretin për McGonigalin