Ditën e djeshme rreth orës 08:18 një grua në Skënderaj ka ndërruar jetë në mënyrë të mistershme, ka njoftuar policia e Kosovës.
Ajo fillimisht kishte vajtur për një kontroll në Qendrën Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) ku i ka rënë të fikët dhe ka mbetur pa shenja jete.
Bëhet e ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarës dhe janë duke hetuar rastin.
“Sipas familjarëve, viktima ka pasur probleme shëndetësore edhe më herët. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.