Një 19-vjeçar është plagosur rëndë pasi është aksidentuar duke rënë nga shkëmbi.
Siç bëhet me dije ai kishte shkuar bashkë me shokët e tij në vendin e quajtur “Rrasa e zezë”, që i përket njësisë administrative Selishtë, ku 19-vjeçari me iniciale K.B., së bashku me shokët e tij A.M, M.Ll, E.B dhe E.B. po zhvillonin një piknik.
Gjatë kohës kur ata po ktheheshin nga pikniku, dyshohet se nga pakujdesia 19-vjeçari është rrëzuar nga shkëmbi dhe ka pësuar lëndime trupore të shumta. Ai po trajtohet në spital ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme