Ditën e sotme janë paraqitur në GJKKO, avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj janë paraqitur në sekretarinë e gjykatës për të marrë vendimet e gjyqtares Irena Gjoka.
Ditën e djeshme prej tyre janë marrë dhe cd audio të seancave për të provuar pretendimet e tyre për njëanshmëri të gjyqtares.
Kërkesa e re për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, do të paraqitet sot brenda orarit zyrtar, pasi ora 16:00 është afati i fundit.
Seanca e radhën për ish-kryeministrin Sali Berisha do të zhvillohet nesër në orën 12:00.