-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokati: Beqjat i morën telefonat, kompjuterin, USB-të dhe dokumentet në shtëpi

Kryesoret

SPAK-u dhe BKH kryen kontrolle dhe sekuestrime në shtëpinë e ish-ministrit Ilir Beqja, bashkëpunëtorëve të tij, por edhe disa kompani farmaceutike.

Avokati i socialistit, Ermal Yzeiraj deklaroi për mediat se ish-ministrit, që ka klient dhe bashkëpunëtorëve të tij u janë sekuestruar “kompjutera, celularët, USB-të dhe dokumentet” tha ai.

Gjatë kontrollit, nuk jam njoftuar për kontrollin e ushtruar. Gjykata kishte marrë vendim për kontrollin e banesës së zotit Beqja, ka ushtruar të drejtën e saj. Është një procedurë normale”.

A po hetohet gruaja e ish-ministrit? “Ne po futemi në detaje të çështjes që përbëjnë sekret hetimor. Sikur ekziston detyrimi i mos daljes së sekretit hetimor, ekziston edhe për avokatin” tha ai.

Vendimi i gjykatës që lexova i kishte listuar emrat e personave, u është bërë kontrolli i banesës. Mendoj se është diçka normale”- tha ai, referuar kontrollit për bashkëpunëtorët e socialistit.

Po përse po hetohet Beqja veç sterilizimit? “Janë disa çështje që prekin zotit Beqja” tha avokati.

Por kush është lidhja e Beqjat me pronarët e farmacive, ngulmuan gazetarët? “Se çfarë lidhje ka dhe nëse përbëjnë elemente të veprës penale i takon organit të akuzës ta provojë”.

Në fund avokati tha se ish-ministri dhe persona të tjerë janë përgjuar. “Vendimi i gjykatës flet për përgjime telefonike dhe ambientale” përfundoi Ermal Yzeiraj.

Shtëpi apo qeli, ku do ta hajë Beqja Vitin e Ri? Eksperti te “5Pyetjet.al”: Hetimi u hap…

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit