-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazeta greke: Athina po pret lëvizjen e Ramës për Belerin

Kryesoret

Gazeta më e madhe greke “Kathimerini” shkruan sot se “Athinë është në pritje të lëvizjes së radhës të Edi Ramës” sa i takon çështjes Beleri. “Pak para Krishtlindjeve, Rama kishte shpallur në fakt shkarkimin e kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro, i cili përballë Fredi Belerit humbi në zgjedhjet e majit, por vazhdon të qëndrojë në detyre”, shkruan gazeta, e cila përmend tre emra të mundshëm që Rama kishte propozuar për kryetar të përkohshëm të bashkisë.

Por pas një reagimi të Fredi Belerit, i cili artikulonte se kryetar i përkohshëm duhet të jetë një nga këshilltarët e zgjedhur nga rezultatet e majit, tre emrat u anuluan, shkruan me tej Kathimerini. “Athina është padyshim në konsultim me Belerin, pasi po kërkohet një raport i artë në një çështje që shkon shumë përtej marrëdhënieve greko-shqiptare dhe, siç është parë kohët e fundit, ka ndikuar edhe në diskutimin e përgjithshëm për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë, pas lëvizjeve të fundit të kryeministrit Rama, disa analistë dhe gazetarë në Shqipëri besojnë se kryeministri në fakt po përpiqet t’i hapë rrugën zgjedhjeve të përsëritura në Bashkinë e Himarës”, thuhet më tej në shkrimin e gazetës helene.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit