-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si po kthehet Turqia në “parajsën” e bandave kriminale shqiptare!

Kryesoret

Ligjet liberale për larjen e parave, marrja lehtë e nënshtetësisë, apo hetimet e pamjaftueshme e kanë kthyer Turqinë në vend tërheqës për kriminalitetin ndërkombëtar, mes tyre grupe kriminale nga Shqipëria e Ballkani.

“Kombi im i nderuar, ne kemi arrestuar sot në Alanja dhe Stamboll tre gangsterë të rangut të lartë që ishin në kërkim,” deklaroi këtë javë për mediat sociale ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya.

“Sado të fuqishme të jenë këto banda, me çfarëdo fletë-arrestimi të kërkohen, ne do t’ua marrim shpirtin,” tha me frymë luftarake, ministri i Brendshëm turk.

Që kur ai ka marrë postin në muajin qershor, nuk kalon asnjë ditë pa arrestuar ndonjë kriminel të rrezikshëm. Mes të arrestuarve ka nga ata që merren me tregtinë e drogës, që japin para me fajde të mëdha, trafikantë qeniesh njerëzore, mashtrues dhe hajdutë, por edhe koka të rëndësishme të bandave ndërkombëtare që kanë hedhur rrënjë vitet e fundit në Turqi.

Kështu ndodhi edhe ditët e fundit. Ministri i Brendshëm Yerlikaya shkruajti në X, ish-twitter, se janë arrestuar Thomas Josef K., bosi i një rrjeti të madh polak droge, Daniel Alexander M., që është në kërkim në Gjermani pasi ka pasur lidhje me një ngarkesë disatonëshe kokaine të kapur dhe P. Jin-king, shefi i një rrjeti kinez mashtrimesh. Vetëm javën e fundit ministri deklaroi arrestimin e kryetarëve të tri bandave belgo-britanike, vietnameze dhe arabe.

Para një muaji u tha se policia turke ka arritur të arrestojë gjithë drejtuesit e bandës “Comanchero”, bandë me aktivitet në gjithë botën. Mes të arrestuarve bëjnë pjesë disa kriminelë nga Australia dhe Zelanda e Re, që kërkohen me urdhër arresti ndërkombëtar nga Interpoli. Yerlikaya postoi edhe video të xhiruara gjatë arrestimeve.

Sinjalet që tregojnë se bandat ndërkombëtare janë vendosur në Turqi, janë shpeshtuar prej kohësh. Atentatet dhe goditjet me armë nuk kanë qenë të pakta, por ka pasur edhe shumë raporte gazetarësh investigativë. Por para marrjes së postit nga Yerlikaya kundër këtyre grupeve pothuajse nuk ka pasur fare hetime serioze dhe lëshime fletë-arrestesh. Sepse ministri i mëparshëm i Brendshëm, Süleyman Soylu, kishte vetë lidhje me mafien.

Në kohën kur ministër ka qenë Soylu, u liruan nga burgu drejtues mafiozë të botës turke të krimit. Kështu Turqia u kthye në vend të preferuar për kriminelët ndërkombëtarë, sidomos ata nga Serbia, Shqipëria, Azerbajxhani, Rusia dhe Mali i Zi. Ata kanë sjellë me vete edhe konfliktet e tyre, gjë që e tregon rasti i Jovan Vukotic-it, një bosi droge nga klani Skaljari i Ballkanit. Më 8 shtator 2022, Vukotic u vra në Stamboll. Siç kanë bërë të ditur hetimet, ai mendohet të jetë vrarë nga një grup mafioz vendas, për të marrë shpërblimin prej 1,5 milionë eurosh që ishte vënë për vrasjen e tij. Porosia për vrasje është dhënë nga klani rival, klani Kavac.

Kavac dhe Skaljari, dy klane droge nga qyteti port malazez i Kotorit, kanë rreth dhjetë vjet që bëjnë luftë të vërtetë nëpër Europë. Nga konflikti i përgjakshëm i tyre, janë vrarë 50 vetë në disa vende të ndryshme. Pyetur nga Deutsche Welle në vitin 2022, Zyra Federale gjermane e Kriminalistikës, BKA pati bërë të ditur se prej disa kohësh Turqia është kthyer në vend të preferuar edhe për grupimet kriminele nga Ballkani Perëndimor.

Kontrollet e autoriteteve turke kanë treguar se si këto grupe ushtrojnë aktivitetet e tyre nga Spanja në Turqi. Fotografitë dhe dokumentet e konfiskuara tregojnë për rrëmbime, tortura dhe vrasje.

Ndiqni postimin e plotë në DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit