-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasjet në Zvërnec/ Ministria e Jashtme greke: Të respektohet ligji, kusht për në BE!

Kryesoret

Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, ka reaguar lidhur me përleshjet e ditës së djeshme në bregdetin e Zvërnecit në Vlorë, pasi rojet e sigurisë private kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve të cilët kundërshtojnë ndërtimin e një resorti turistik në zonë nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, e cila kjo e fundit është shprehur se trualli është blerë metër për metër nga privati dhe me anë të këtij investimi do të krijojë 10 mijë vende punë për banorët vendas por edhe të huaj.

Reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë
Ministria e Punëve të Jashtme shpreh shqetësimin e saj të fortë për incidentet e ndodhura dje, më 30 maj 2026, në Zvërnec të Shqipërisë, gjatë protestës së banorëve për të drejtat e tyre pronësore, mes të cilëve ndodhej edhe një shtetas grek që mbeti i plagosur.

Ambasada e Greqisë në Tiranë po kryen paralelisht edhe ndërhyrjet e nevojshme pranë palës shqiptare, duke kërkuar zbardhjen e plotë të incidentit dhe vënien para përgjegjësisë të personave përgjegjës.

Ritheksojmë nevojën për respektimin e plotë të shtetit të së drejtës, përfshirë mbrojtjen e të drejtave dhe pronave të anëtarëve të Minoritetit Kombëtar Grek, si edhe rëndësinë e mbrojtjes efektive të zonave të mbrojtura mjedisore, në kuadër të përafrimit me acquis communautaire të Bashkimit Europian, respektimi i të cilit përbën kusht për përparimin e procesit të integrimit.

Përleshjet në Zvërnec/ Deputetët e PS: Dhunë e egër! T’u hiqet licensa banditëve!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit