-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria “qeth” edhe 400 milionë Lekë për t’u këshilluar me popullin

Kryesoret

Këshilli i Ministrave këtë fundvit në mbledhjen e fundit që zhvilloi vendosi për të akorduar një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2023 për Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.

435 milionë lekë do të shkojnë për Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje me destinacion të përcaktuar për financimin e programit të Këshillimit Kombëtar. Kjo do të thotë se për vitin e ri do të kemi një tjetër formular me pyetje për këshillim kombëtar.

Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, i shtohet fondi prej 43.5 milionë lekësh për financimin e programit të “Këshillimit Kombëtar”, në përputhje me legjislacionin dhe kuadrin rregullator në fuqi” thuhet në vendimin e qeverisë.

Para dy viteve qeveria dhe kryeministri Rama hodhën idenë e pyetjes së publikut përmes anketave dhe më pas e vendosi në zbatim për disa çështje si legalizimi i kanabisit apo Ballkani i Hapur edhe pse në nismën rajonale hyri pa i pyetur qytetarët dhe doli pa i pyetur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit