Faiken Maze, një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në zonën e Ajos Pandeliomonas në Athinë teksa lëvizte i armatosur me pistoletë në brez.
Arrestimi i tij është bërë ditën e djeshme në një prej lagjeve që konsiderohet si ndër më të rrezikshmet në Greqi sa i takon kriminalitetit.
Policia i kërkoi Mazes të kryente një verifikim të dokumenteve të tij. Ky i fundit menjëherë nga frika se mund të arrestohej, tentoi të largohej duke u fshehur në një dyqan por tentativa e tij nuk zgjati shumë pasi u arrestua nga policia helene.
Gjatë kontrollit, iu gjet dhe iu sekuestrua një pistoletë dhe 13 fishekë të kalibrit 9mm. Policia dyshon se Maze do të kryente ndonjë grabitje në dyqanet e zonës