-sidi education-spot_img
21 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Festa kthehet në përleshje bandash, 26 të plagosur dhe 6 të vdekur

Kryesoret

Meksika është goditur nga një ngjarje tragjike e ndodhur mbrëmjen e kaluar ku tre persona të armatosur hapën zjarr gjatë një feste në Ciudad Obregon, duke vrarë 6 persona dhe duke plagosur 26 të tjerë.

Dy nga viktimat dhe pesë nga të plagosurit janë të mitur. Katër persona janë në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa 13 të tjerë tashmë ndodhen jashtë rrezikut.

Sipas prokurorëve në shtetin Sonora, të shtënat mund të kenë qenë një sulm ndaj një anëtari të dyshuar të një karteli droge, i kërkuar për vrasje dhe krime të tjera, i cili u vra teksa u përpoq të arratisej.

Një person i katërt i armatosur që mori pjesë në sulm ishte në festë dhe ndihmoi pjesëtarët e tjerë që të arratisen, duke humbur gjurmë. Sonora ka qenë skena e betejave të përgjakshme në terren mes bandave të ndryshme të drogës për vite me radhë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit