Jozefina Topalli ka bërë një reagim për masën e ndërmarrë ndaj Berishës duke e quajtur brutal. Gjithashtu për ish-bashkëpuntoren e ngushtë të tij ky është mesazhi i tronditjes së besimit, se ne vendin tonë nuk mund të ketë më shtet të së drejtës.
Topalli e quajti masën e sotme si ironinë më të madhe.
“Vendimi i sotem i gjykateses te larguar nga sistemi i drejtesise per korrupsion nga ish Presidenti Berisha, eshte ironia me e pabesueshme e gjithe ketij procesi te turpshem , te paster politik.
Tashme eshte e qarte per cdo njeri me nivel mesatar, se gjykatesit jane kthyer ne noter te hetuesve politik.”
Gjithashtu Jozefina Topalli e quajti arrestin e tij një hakmarrje të rëndë, sidomos ku kjo gjë ndodhi në prag të festave të fundvitit.
“Urdheruesit dhe zbatuesit nuk arriten as te fshehin urrejtjen e hakmarrjen e tyre, aq sa vendimin e tyre e dhane ne prag te vitit te ri, ashtu sic firmosen shkresen e pare kunder Z.sali Berisha , ne diten e datelindjes se tij.
Edhe ne kohe luftrash ne prag festash ka armepushim.
Ne keta kushte vetem reagimi i qytetareve eshte rrugedalja.
Kur padrejtesia behet ligj, rezistenca behet detyre!”